formular këtu për t’u regjistruar
DITË HAPUR
23 Maj
Kampusi i shkollës “Rakip Kryeziu”, Fier
Shkolla “Rakip Kryeziu’, Fier, shkollë e mesme bujqësore dhe me histori 71 vjeçare në rajonin më produktiv të Shqipërisë, përfundon rinovimin saj të plotë, falë programit të bashkëpunimit ndër-qeveritar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Projekti “Pema” i Rajonit Emilia-Romagna dhe shkolla e mesme profesionale “Rakip Kryeziu”, do të organizojnë aktivitetin “DITA E HAPUR”.
Ky aktivitet synon ngritjen e një modeli, ku në qendër të tije është nxitja e ndërveprimit midis shkollës, sipërmarrjes dhe institucioneve të Arsimit dhe Formimit Profesional. Përgjatë aktivitetit do të (1) inaugurohet kampusi i ri i shkollës “Rakip Kryeziu”; (2) organizohen sesione paralele të cilët do të jenë forume diskutimi lidhur me sfidat aktuale dhe perspektiva e arsimit profesional, (3) organizohet panair i punës, ku do të nxitet punësimi, praktika profesionale për nxënësit; dhe (3) organizohet B2B, pra nxitja e bashkëpunimit midis sipërmarrjeve Shqiptare dhe atyre Italiane, Rajoni i Emilia-Romagna
Seminare paralele dhe stenda ekspozitash:
- PANAIRI I KARRIERËS
- DITA E ZINXHIRIT TË VLERËS SË FRUTAVE&PERIMEVE
- VAJI i ULLIRIT: LABORATORI i DEMONSTRIMEVE
- USHQIMI DHE TERRITORI
- NJË PAKT PËR AFTËSI
Përgjatë aktivitetit do të organizohet B2B, pra nxitja e bashkëpunimit midis sipërmarrjeve Shqiptare dhe atyre Italiane, Rajoni i Emilia-Romagna. për të marrë pjesë në sesionin me kompanitë, merrni pjesë në këtë anketë dhe regjistrohuni për ngjarjen
sondazh për të takuar kompanitë italiane
formular këtu për t’u regjistruar